Selena Gomez: Kam qenë në depresion

Bota e Yjeve

Selena Gomez: Kam qenë në depresion

Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:40
Selena Gomez

Selena Gomez ka duruar baticat dhe zbaticat gjatë viteve – përfshirë dhe fundin e lidhjes me Justin Bieber dhe nisjen e romancës me The Weeknd.

Por 24 vjeçarja, tani po e shijon një arritje të lartë personale, pasi që ka zënë kopertinën e revistës së famshme Vogue, shkruan Daily Mail.

Në intervistën e saj për këte revistë, ajo i përmendi kohërat e vështira nëpër të cilat kishte kaluar gjatë turneut të saj të fundit.

“Turnetë janë një vend i vetmuar për mua”, shpjegoi ajo.

“Vetë-besimi im ishte tejet i ulët. Isha në depresion dhe kisha plotë ankth”, shtoi këngëtarja amerikane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat