Eva Mendes shkëlqen në paraqitjen e parë publike pas gjashtë muajve

Bota e Yjeve

Eva Mendes shkëlqen në paraqitjen e parë publike pas gjashtë muajve

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:12
Eva Mendes

Aktorja dhe modelja amerikane, Eva Mendes është dukur e mrekullueshme në fustanin që kishte vendosur ta vishte, teksa u paraqitë për herë të parë publikisht, pas gjashtë muajsh.

43 vjeçarja ishte në Miami për të festuar hapjen e New York & Company.

“Është një emocion shumë i madh për mua që të hapë më shumë dyqane, veçanërisht në zonën e Miamit. Unë kam lindur në Miami dhe gjithmonë ky qytet ka qenë shumë i dashur për mua”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Image

Eva Mendes përveç që është e njohur për dukjen e saj dhe talentin për aktrim, ajo është edhe një  grua shumë e suksesshme në biznes. Për këtë ngjarje ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë  të kaltër, flokët e lëshuara dhe makeup me nuanca nude.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat