Dua Lipa lë pa fjalë Amerikën me shkëlqimin në performancën tek Jimmy Kimmel

Bota e Yjeve

Dua Lipa lë pa fjalë Amerikën me shkëlqimin në performancën tek Jimmy Kimmel

Më: 22 prill 2017 Në ora: 07:13
Dua Lipa

Superylli shqiptar, Dua Lipa, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në këngëtaren më të preferuar në botë.

Ajo po shtrinë hapat e saj si yll botëror në Amerikë dalë ngadalë në mënyrë muzikore, pa përdorur skandalet.

Së fundmi, ajo performoi në emisionin më të shikuar amerikan, Jimmy Kimmel, ku ka performuar disa hite të saj.

Me një dukje të thjeshtë në një fustan të shkurtër të zi me motive florale, ajo tregon thjeshtësinë dhe bukurinë e saj.

Makijazhi i thjeshtë dhe flokët të punuara po ashtu në thjeshtësi, e bënë atë të duket si një mbretëreshë definuese të thjeshtësisë, teksa Dua edhe një herë pushtoi skenën amerikane.

Dua Lipa së shpejti publikun edhe albumin e saj të ri, i cili pritet të ketë shumë hite të njohura.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat