Të gjithë sytë tek Jenniferi kur niset për palestër, ja arsyeja

Bota e Yjeve

Të gjithë sytë tek Jenniferi kur niset për palestër, ja arsyeja

Më: 22 prill 2017 Në ora: 10:01
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka treguar asetet e saj teksa ishte drejtuar në fitnes bashkë me të dashurin e saj Alex Rodriguez.

Mamaja e dy fëmijëve është fotografuar e buzëqeshur rrugës teksa ishte drejtuar për në palestër me partnerin e ri, shkruan TheSun.

Ajo pak ditë më parë është kthyer nga pushimet, të cilat i kaloi në Miami, ndërsa rrugës për në palestër tregoi edhe njëherë linjat e saj perfekte.

Jennifer ishte veshur me rroba sportive, të cilat i vinin në pah të pasmet bombastike dhe me flokë të lidhur, ajo mori tërë vëmendjen.

Përveç lidhjes me Alex Rodriguez që e bën të pandashëm nga ai, Jennifer duket se edhe në palestër tashmë shoqërohet gjithnjë nga ai. 

Image
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat