Kylie takon fëmijët për operimin e të cilëve dhuroi 1 milion dollarë

Bota e Yjeve

Kylie takon fëmijët për operimin e të cilëve dhuroi 1 milion dollarë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 23:38
Kylie dhe Kris Jenner në Peru

Kylie Jenner kishte dhënë donacion afërsisht 1 milion dollarë, për të financuar operimet e nevojshme për foshnjat që vuajnë nga “cleft palate”(e çarë në qiellzë).

E tani 19 vjeçarja gjatë qëndrimit të saj në Peru, vizitoi këta fëmijë.

Kylie ishte e shoqëruar nga nëna e saj Kris, të cilat së bashku janë takuar me fëmijët e prekur nga ky defekt i lindur, në bashkëpunim me organizatën “Smile Train”.

Kylie madje është parë që ka krijuar një lidhje emocionale me Mian, njëra nga foshnjat që kishte kryer këtë operacion.

Image
Kylie dhe Kris Jenner në Peru
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat