Princesha e Japonisë heq dorë nga froni mbretëror për punëtorin e plazhit

Bota e Yjeve

Princesha e Japonisë heq dorë nga froni mbretëror për punëtorin e plazhit

Më: 17 maj 2017 Në ora: 22:11
Princesha Mako

Një princeshë japoneze po heq dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me një punëtor të turizmit në plazh që takoi në një restorant 5 vite më parë. Princesha Mako, mbesa e perandori të Japonizë Akihito, po martohet me Kei Komuro, për të cilin raportohet se mund të bëjë ski, të luajë në violinë dhe të gatuajë.

Personi që vodhi zemrën e princeshës ishte një student në Universitetin Ndërkombëtar Kristian në Tokio, ku edhe vetë princesha 25 vjeçare u diplomua. Pavarësisht se është mbesa e Perandorit, pasi do të lidhë kurorë me një person të thjeshtë ajo do të humbasë rolin e saj mbretëror dhe do të bëhet një person i thjeshtë, ashtu siç dikton tradita japoneze.

Image
Familja mbretërore
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat