“Teksa ju merreni me ish-të dashurit e mi, unë bëra ëndrrën realitet!”

Bota e Yjeve

“Teksa ju merreni me ish-të dashurit e mi, unë bëra ëndrrën realitet!”

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 10:13
Dua Lipa

Kohët e fundit, Dua Lipa është vënë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private. Fillimisht, u nda nga ish-i dashuri i saj, Isaac Carew, më pas u tha se ishte në një marrëdhënie me Calvin Harris. Nuk kaloi shumë dhe Dua u pa sërish pranë Carew.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kohët e fundit Lipa u fotografua përkrah dj të njohur, Martin Garrix. Domethënë një lëmsh i vërtetë!

Ama, teksa të gjithë u morëm me jetën private të Dua-s, kjo e fundit sapo bëri realitet një prej ëndrrave të saj më të mëdha: Glastonbury.

Glastonbury është një prej festivaleve më të mëdha, jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në botë, ku miliona fansa mblidhen dhe festojnë. Me pak fjalë, një Coachella alla-britanik.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram disa foto dhe video nga performance e mbrëmshme, ku duket (sigurisht) mjaft e lumtur.

“Glastonbury – dita më e bukur e jetës sime! Ok, përpos lindjes së Gjinit dhe Rinës [vëllai dhe motra]”, – shkruan Dua. “Ju [të pranishmit] ishit fantastikë. Një ëndërr fantastike e bërë realitet. Çfarë ditë e paparë! Faleminderit të gjithëve ju që erdhët”.

Kujtojmë se e vetmja shqiptare që është ngjitur në skenën e Glastonbury-t është Rita Ora në 2014-ën. 

Image
Dua Lipa në Glastonbury
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat