Larg mbipeshës! Sam Smith thekson trupin e tij në formë të shkëlqyer në New York

Bota e Yjeve

Larg mbipeshës! Sam Smith thekson trupin e tij në formë të shkëlqyer në New York

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 11:44
Sam Smith

Sam Smith ndezi atmosferën në New York në koncertin e tij më të fundit.

Këngëtari 25 vjeçar, i cili është mjaft i angazhuar në muzikë u pa duke dalë nga hoteli i tij në New York, gjersa ishte në super formë, shkruan DailyMail.

Artisti i cili fitoi çmimin “Grammy” dukej pozitiv në fytyrë dhe i freskët, ndërsa ishte i veshur me një kostum sportiv të zi, i cili nxirrte në pah mjaft mirë trupin e tij.

Këto fotografi tërheqin vëmendjen për humbjen e tij në peshë, e cila e diferencon nga pamja e tij në vitin 2015.

Sam deklaroi në “Grammy Awards” se: ‘Unë nuk kam ngrënë më si një derr – kjo është ajo që po bëj, në thelb.

‘Është shumë e vështirë. Unë e dua shumë ushqimin, kështu që është një betejë e vazhdueshme. Gjithmonë do të jetë një betejë, por unë jam duke u përpjekur për më të mirën time‘.

Sam nuk ka thënë publikisht se sa peshë ka humbur, mirëpo në vitin 2015 ai iu fut seriozisht palestrës dhe dietës, duke humbur kështu 6.3 kilogramë për vetëm 14 ditë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat