Familja Mbretërore arrin në Poloni

Bota e Yjeve

Familja Mbretërore arrin në Poloni

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:27
Familja Mbretërore në Poloni

Kate Middleton është fotografuar duke mbajtur princeshën Charlotte në krahë, derisa Princi William është parë duke ecur për dore me princin George, pasi kanë arritur në turneun e tyre në Varshavë të Polonisë.

Familja mbretërore u përshëndet nga Presidenti Andrzej Duda dhe Zonja e Parë Agata Kornhauser-Duda në pallatin presidencial në ditën e parë të vizitës së tyre zyrtare.

Zonja e Parë e Polonisë u bë krye-lajm javën e kaluar pasi u shfaq në një video që dukej sikur po përpiqej të shmangej nga një shtrëngim duarsh me Presidentin amerikan Donald Trump, gjatë udhëtimit të tyre në Poloni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat