Ambasadorja ruse e Botërorit 2018 çmend plazhet e Ibizas

Bota e Yjeve

Ambasadorja ruse e Botërorit 2018 çmend plazhet e Ibizas

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 07:42
Victoria Lopyreva

Victoria Lopyreva është duke pushuar në Spanjë, nga ku ka publikuar fotografi në të cilat ka pozuar në mënyrë atraktive. Bukuroshja ruse ka qëndruar në Ibiza dhe Mallorca, ndërsa i ka njoftuar 1.2 milion ndjekësit e saj në Instagram për çastet e bukura që ka kaluar.

Victoria është një prezantuese, aktore, modele dhe blogere ruse, e cila është shpallur më e bukura e Rusisë në vitin 2003. Ajo është ambasadore zyrtare e Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Victoria ka qenë ‘Miss Rusia 2003’

Gjatë karrierës si modele, 33-vjeçarja ka zbukuruar kopertinat e revistave të njohura, si Cosmopolitan, Gala, Future TV, L’Oficiel, Beauty, Beauty Unlimited, NRG, OK!, HELLO! e shumë të tjera.
Për një kohë të shkurtër, ajo ka qenë edhe drejtoreshë e ‘Miss Rusia’, ndërsa në vitin 2006 ishte moderatore e garës së bukurisë, ‘Miss Europe’ që u zhvillua në Ukrainë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat