Tenistja Williams tregon barkun për “Vogue”

Bota e Yjeve

Tenistja Williams tregon barkun për “Vogue”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:23
Serena Williams

Tenistja Serena Williams ka treguar barkun e fryrë në një set fotografik të mrekullueshëm.

35-vjeçarja ka pozuar për fotografin e njohur Mario Testino, për revistën “Vogue”. Ndërkohë në njërën nga fotot shihet me një fustan të bardhë Versace.

Ndërsa revista “Forbes” e ka renditur si sportisten më të paguar të vitit. Nga qershori i 2016-s deri në qershorin e vitit 2017, ajo ka fituar 27 milionë dollarë.

Williams ka dominuar tenisin për femra në këto 15 vitet e fundit duke qenë gjithmonë në majat më të larta. Në vitin 2002, kur ishte vetëm 20 vjeç, ajo ishte numri 1 i botës, ndërkohë që në maj të këtij viti që është 35 vjeç ishte numri 1 më e madhe në moshë në historinë e tenisit.

Në gjithë karrierën e saj, Serena ka 23 tituj “Grand Slam” dhe ka fituar 86% të ndeshjeve të zhvilluara.

Image
Serena Williams
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat