Fergie “shpërthen” në Rio

Bota e Yjeve

Fergie “shpërthen” në Rio

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:31
Fergie

Fergie dhe Josh Duhamel njoftuan përfundimin e martesës së tyre ditën e enjte, por duket se këngëtarja e ka përballuar shumë mirë ndarjen.

Të shtunën, 42-vjeçarja zhvilloi një koncert në Rio de Zhaneiro, ku mahniti publikun me performancën e saj.

Fergie dhe Duhamel publikuan një komunikatë ku thonin se janë ndarë me “dashuri dhe respekt”.

Çifti kishte disa kohë që nuk shihej së bashku në publik dhe nuk dihet me saktësi se kur janë ndarë, por përvjetorin e 8 të martesës e festuan së bashku në muajin janar të këtij viti.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat