Çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë Ivanka?

Bota e Yjeve

Çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë Ivanka?

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:47
Ivanka Trump

Vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka, dyshohet se ka bërë ndërhyrje plastike në trupin e saj.

Përdorues të rrjeteve sociale anembanë botës ka kohë që po diskutojnë se ajo ka ndërhyrë në hundën dhe gjoksin e saj.

Dr. Norman Rowe, i cili nuk e ka trajtuar asnjëherë bukuroshen, beson se kjo është e vërtetë.

“Duket sikur ajo ka bërë një rinoplasti për ta definuar hundën e saj, duke e balancuar me pjesën tjetër të karakteristikave të fytyrës. Po ashtu duket sikur edhe e ka bërë rritjen e gjinjve. Çdo grua dëshiron të jetë e bukur. Ivanka nuk është veçse e bukur. Ajo është po ashtu një grua me vetëbesim dhe e suksesshme, çka i bën gratë tjera ta admirojmë edhe më shumë dhe t’i dëshirojnë karakteristikat e saj”, sqaron Dr. Rowie.

Image
Ivanka Trump
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat