Nëna e motrave Hadid tregon si i mban vajzat e saj nën kontroll

Bota e Yjeve

Nëna e motrave Hadid tregon si i mban vajzat e saj nën kontroll

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 20:22
Gigi dhe Bella Hadid

Gigi Hadid është treguar atraktive në xhaketë të lëkurës, derisa motra e saj ka të mbathur çizme të larta kamoshi, ndërkohë që presin atyre t’iu bashkohet nëna e tyre Yolanda për ditën finale të Javës së modës në Londër.

Derisa këtij manifestimi po i afrohet fundi, modelet Gigi 22 dhe Bella 20, janë siguruar që të gjithë sytë të drejtohen prej tyre, derisa ato ecnin me nënën e tyre Yolanda, 53.

Nëna krenare e tri vajzave të saja, e cila ka edhe djalin 18-vjeçar Anwar,  po ashtu model, ka folur hapur për arsyen pse ajo nuk dëshiron fëmijët e saj t’i lejojë të hyjnë në industrinë e modës derisa të mos vlerësojë se janë të rritur sa duhet.

“Unë asnjëherë nuk i kam lejuar të punojnë pa i pasur 18-vjeç. Nuk dëshiroj që askush t’i gjykojë për atë se si ato duken. Dua që ato të ndihen dhe të jenë qenie autentike humane, dhe mendoj se kjo i ka bërë mjaft të fuqishme. Unë gjithmonë u them dëgjoni, atje ka mijëra vajza, të cilat janë më të bukura se sa ju, por ju duhet të keni karakter të jashtëzakonshëm dhe ju keni rolin e modelit, për të qenë më ndryshe”, ka thënë ajo.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat