Mbajti duart tek “zogu”, shpërthen maturantja pas kritikave

Bota e Yjeve

Mbajti duart tek “zogu”, shpërthen maturantja pas kritikave

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:22
Ariel Winter

Pas kritikave për zhveshje, Ariel Winter ka postuar një rrëfim prej tre faqesh në Instagram të hënën natën.

Ajo ka thënë se po përpiqet të jetojë jetën në mënyrën e sajdhe se askush nuk është perfekt.

Aktorja 19-vjeçare ishte në qëndër të vëmendjes, pasi ekspozoi thuajse gjithçka në tepihun e kuq në ndarjen e çmimeve “Emmy-s” të dielën, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

“Unë jam duke u përpjekur për të jetuar jetën time!”, shkroi Ariel për 4.7 milionë ndjekësit e saj.

“Njerëzit veshin pantallona të shkurtra. Njerëzit kanë keqfunksionime veshjesh. Askush nuk është perfekt. Unë nuk jam një stiliste”, ka thënë ajo.

“Vetëm pse vesh rroba të vogla, nuk do të thotë që nuk jam e talentuar”, ka thënë mes tjerash maturantja, e cila u cilësua për një kohë të gjatë si më seksi./BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat