DiCaprio kapet mat, ‘ndërron’ dy modele për një ditë

Bota e Yjeve

DiCaprio kapet mat, ‘ndërron’ dy modele për një ditë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:16
Leonardo DiCaprio dhe Lorena Rae

Aktori i njohur dhe një ndër meshkujt më të preferuar të femrave, Leonardo DiCaprio është fotografuar në praninë e dy modeleve gjatë momenteve të ndryshme të ditës.

42-vjecari kaloi paraditen me modelen Lorena Rae derisa u ndanë me një përqafim shumë të afërt. Pas kësaj ai shkoi të takonte ish të dashurën Toni Garrn. Të dy ishin me fytyra të qeshura gjatë rrugës për në restorant.

Pas një darke romantike, ato dolën së bashku me bicikleta ndërsa nuk dihet se cfarë ka ndodhur pas kësaj.

Dihet se Leonardo i pëlqen shumë modelet dhe shihet shpesh pranë tyre, por nuk ka reaguar asnjëherë ndaj lajmeve që flasin për të dashurat e tij.

Image
Leonardo DiCaprio dhe Toni Garrn
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat