Aktorja Kate Hudson është parë rrugëve të New Yorkut me një ndryshim drastik.
Hudson, ka ndryshuar komplet flokët e saj, ku nga të gjata e të bardha i ka bërë të shkurtra dhe të zeza.
Përveç kësaj, ajo është parë edhe me veshje krejtësisht ndryshe nga stili i saj.
Raportohet se Hudson këtë ndryshim e ka bërë pasi është duke u përgatitur për një rol që do ta luajë në filmin e saj të ardhshëm që quhet “Sister”.