Vajza e Mihajloviç, “tradhtare”! - Bota Sot
Vajza e Mihajloviç, “tradhtare”!

Bota e Yjeve

E shtunë, 21 tetor 2017

Vajza e Mihajloviç, “tradhtare”!

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:08
Sinisha Mihajloviç

Juventus-Torino nuk është vetëm një derbi brenda fushe, por edhe jashtë saj.

Vitin e kaluar është folur shumë për djalin e Bonuccit, (në atë kohë mbrojtës i Juventusit, e tashmë i Milanit), babai i të cilit luante me bardhezinjtë, por djali ishte një tifoz i Torinos.

Por ndërsa Bonucci është larguar nga bardhezinjtë, një tjetër derbi është shfaqur jashtë fushës së lojës.

Bëhet fjalë për Virginian, vajzën e trajnerit të Torinos, Sinisha Mihajloviç, një nga 5 fëmijët e trajnerit serb. Bukuroshja ka zyrtarizuar së fundmi lidhjen e saj të dashurisë me qendërmbrojtësin e të rinjve të Juventusit, Alessandro Vogliacco.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test