E njohur për flokët e gjata, Blake Lively ndryshon pamje

Bota e Yjeve

E njohur për flokët e gjata, Blake Lively ndryshon pamje

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:53
Blake Lively

Me flokët më të pëlqyer në botë, vetëm ideja që mund t’i priste, i çorodiste fansat.

Dhe kështu ka qenë kur e kanë parë aktoren e njohur bionde me flokë deri te shpatullat në premierën e filmit të saj.

Valëzimet ikonike të Blake Lively, ishin shtrirë, kthyer nga brenda dhe stiluar në një model karre deri te shpatullat.

Tani le të shijojmë imazhin e ri të Blake Lively duke parë postimet në Instagram të skuadrës së saj.

Ka shumë mundësi që hairstylist-i Rod Ortega, po na mashtron të gjithëve, edhe pse ka përdorur “#haircut” në postimin e tij. 

Ky model, sipas editorëve të revistave amerikane, mund të jetë produkt i bigudinave, karficave dhe llakut të flokëve. 

Kushdo mund të ketë një model bob ose lob për një natë, veçanërisht nëse fijet e flokëve rreth fytyrës janë të shkurtra siç i ka Lively. 

Aktorja u shfaq me flokët e saj personifikues të gjatë vetëm një ditë më parë. 

Vetëm koha do ta tregojë nëse ky është një model i vërtetë flokësh apo thjesht një iluzion.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat