Dua Lipa shkëlqen në fushatën reklamuese për FootLocker

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen në fushatën reklamuese për FootLocker

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 22:19
Dua Lipa

Dua Lipa po vazhdon me angazhimet e sukseset e shumta.

Superylli shqiptar nuk po ndalet me suksese në vitin më të suksesshëm të karrierës së saj.

Bukuroshja nga Prishtina ka realizuar së fundmi fushatën për brendin e njohur, FootLocker.

Ajo shfaqet mjaft atraktive në sesionin e realizuar dhe plot stil.

Ndryshe, Dua vetëm një natë më parë u shpall artistja e re më e mirë në MTV Europe Music Aëards të mbajtur në Londër.

Këtë ceremoni e prezantoi Rita Ora, superylli tjetër shqiptar.

Ndërkaq, Dua Lipa pritet të publikojë një varg projektesh të reja në vitin 2018 përfshirë edhe një album.

Ajo gjendet aktualisht në turne botëror me grupin më të madh britanik të kohës, Coldplay. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat