Zbulohet i dashuri i famshëm i Bebe Rexhës

Bota e Yjeve

Zbulohet i dashuri i famshëm i Bebe Rexhës

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:50
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare

Këngëtarja e talentuar përcillet me vëmendje nga fansa përreth botës, por deri tani nuk dihej shumë për jetën e saj romantike.

Tani po përflitet për një lidhje të saj të mundshme me reperin maroken French Montana, Reperi i famshëm ka kaluar romanca me shumë femra tjera të famshme, përfshirë këtu Khloe Kardashian, e së fundmi edhe Demi Lovato.

Por tani romanca e tij e radhës duket se është me këngëtaren Bebe Rexha, pasi të dy ishin parë së bashku në një mbrëmje romantike në Los Angeles.

Se a është lidhja e tyre e vërtetë, apo vetëm për presin nuk është e ditur, mirëpo padyshim se kjo lidhje do të përcillet në çdo hap.

Image
French Montana dhe Bebe Rexha
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat