Të gjithë po flasin për zëdhënësen e re të Ministrisë ruse të Mbrojtjes

Bota e Yjeve

Të gjithë po flasin për zëdhënësen e re të Ministrisë ruse të Mbrojtjes

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 23:08
Rossiyana Markovskaya

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj, duke emëruar një ish gazetare 26-vjeçare si zëdhënëse.Rossiyana Markovskaya, e cila mban emrin e atdheut të saj, ka shkaktuar tashmë “tërmet” në rrjetet sociale.

Markovskaya u emërua të premten zëdhënëse personale e ministrit rus të Mbrojtjes Sergej Shoigu.Ajo është një ish korrespondente lajmesh dhe tashmë Rossiyana ka marrë pseudonimin “Bukuroshja e Mbrojtjes” (“Oboronyasha” në rusisht).Njerëzit nxituan për të kontrolluar profilin e saj në Facebook dhe Instagram, duke lënë komente të pakëndshme, por kishte edhe nga ata që vlerësonin zgjedhjen e ministrit.Madje “Russia Today” shkruan se Rossiyana është bërë më popullore se Natalia Poklonskaya, një ish prokurore e Krimesë, e cila ka mbërthyer internetin duke u bërë e famshme edhe jashtë Rusisë për pamjen e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat