Më në fund, një fije barku shtatzënë nga Kate Middleton!

Bota e Yjeve

Më në fund, një fije barku shtatzënë nga Kate Middleton!

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:37
Kate Middleton

Kjo është shtatzënia e tretë për dukeshën Kate Middleton, bashkëshorten e princit William, dhe në çdo shtatzëni të sajën, ne pyesim veten se si ia del dukesha të fshehë barkun, dhe të ruajë linjat perfekte!

E përsërisim që bëhet fjalë për tre fëmijë!

Por sot Kate është gjendur në rroba sportive, për t’iu përshtatur vizitës së çiftit mbretëror në një fushë futbolli, dhe poshtë bluzes së zezë duket fare qartë barku paksa i rrumbullakosur, plot 4 muaj me barrë.

Kate Middleton tregoi anën e saj sportive, ndërsa luante dhe bisedonte me fëmijët e pranishëm, plotësisht në rehati me shtatzëninë e saj, pavarësisht se kohët e fundit ajo sapo kaloi problemin e të vjellave të mëngjesit.

Urojmë një shtatzëni sa më të lehtë për Dukeshën, e cila do të sjellë në jetë një princ apo një princeshë në prill të 2018-s!

Image
Kate Middleton
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat