Dy vjet të martuar, dy vjet lumturi e pafundme: Çifti i famshëm nuk i ndahen njëri tjetrit!

Bota e Yjeve

Dy vjet të martuar, dy vjet lumturi e pafundme: Çifti i famshëm nuk i ndahen njëri tjetrit!

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Sofia Vergara dhe Joe Manganiellos

Në përvjetorin e tyre të martesës, ata s’kanë pasur të tjera fjalë përpos dedikime romantike për njëri tjetrin.

Dy aktorët janë super të lumtur që janë bashkë dhe thënë të drejtën, bëjnë një çift tejet simpatik e për më tepër, seksi.

Aktorja Sofia Vergara, i ka shkruar një dedikim bashkëshortit të saj Joe Manganiellos në instagram, me rastin e dy vjetorit të tyre të dytë.

Ylli i serialit “Modern Family” ka publikuar një fotografi të adhurueshme të sajën me burrin, ku ata shohin në sytë e njëri tjetrit, e ka vënë përshkrimin: “Të adhuroj Joe Manganiello. Urime përvjetori”.

Ndërsa Manganiello, e ka postuar po ashtu një video me gruan e tij, ku në spanjisht i uron përvjetorin.

“Urime përvjetorin e dytë dashuria ime, ti je gjithçkaja ime”, ka shkruar Joe.

Image
Sofia Vergara dhe Joe Manganiellos
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat