Si me magji: As një muaj pas lindjes dhe e dashura e Ronaldos s’e ka asnjë kilogram tepër!

Bota e Yjeve

Si me magji: As një muaj pas lindjes dhe e dashura e Ronaldos s’e ka asnjë kilogram tepër!

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:09
Georgina Rodriguez

Ajo i dha jetë fëmijës së saj të parë, ndërsa lindi të katërtin me radhë për futbollistin Cristiano Ronaldo.

Dhe në më pak se tri javë pasi solli në jetë vogëlushen Alana Martina me Ronaldon, Georgina Rodriguez është parë në publik me linja fantastike të trupit.

Modelja 22 vjeçare që u bë nënë me 12-të nëntor të këtij viti, është parë në rrugët e Madridit e pa shoqëruar nga Ronaldo dhe e veshur në rroba palestre.

Në leginse në ngjyrë kaki dhe një të sipërme që i nxirrte ne pah barkun e shesh dhe një çantë të markës Louis Vitton, ajo është fotografuar derisa po fliste në telefon në ndërkohë që po largohej nga salla e fitnesit.

Familja e Ronaldos është shumë ë lumtur me ardhjen në jetë edhe të dy binjakëve nga një nënë surrogate, ndërsa 7-të vjetari Cristiano Junior, do që të ketë 7-të motra e vëllezër raporton Daily Mail.r. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat