Xhirimi provokues i Emily Ratajkowskit për revistën Love

Bota e Yjeve

Xhirimi provokues i Emily Ratajkowskit për revistën Love

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:45
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski është e njohur për fizikun e saj mbresëlënës që e vë në pah sa herë që i jepet mundësia.

Ndërsa këtë fundjavë, modelja e ka ngacmuar sërish imagjinatën e fansave të saj, duke u shfaqur në një video provokuese në kuadër të setit për edicionin e sivjetmë të revistës LOVE.

26-vjeçarja vë në pah anën e saj provokative përmes lëvizjeve që i bën në xhirimin që do të përfshihet në kalendarin e ri të kësaj reviste.

Ajo është e veshur me të brendshme, ndërsa pozicionohet mbi një tavolinë me ushqim.

Mënyra provokuese e ngrënies së shpagetive, padyshim se do të nxisë imagjinatën e gjinisë së fortë.

Emily kujdeset që të luajë me kamerën teksa i vë në pah hiret e saja.

“Më pëlqejnë shumë pastat dhe lyerja me vaj ulliri, më shumë se vet jeta”, është mesazhi i saj.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni xhirimin provokues të bukuroshes.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat