Iraniania që mashtroi gjithë botën

Bota e Yjeve

Iraniania që mashtroi gjithë botën

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:42
Sahar Tabar

Zuri faqet e para të tabloidëve me imazhet ku shfaqej e shpërfytyruar dhe duke treguar historinë sesi u ishte nënshtruar 50 operacioneve për t’i ngjasuar Angeline Jolie.

Por e gjitha duket se ka qenë një mashtrim. Iraniania Sahar Tabar i mashtroi të gjithë duke kombinuar mjeshtërisht Photoshop-in me efektet e kameras së telefonit të vet.

E reja ka dhënë një intervistë për Sputnik, ku me zë dhe figurë pranon se gjithçka ishte një sajesë.

“Nuk kam bërë asnjë operacion. T’i ngjasoj një personi tjetër, sado i famshëm qoftë nuk bën pjesë tek objektivat e mi”, thotë ajo.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat