Angelina zbulon se u bë aktore për të paguar borxhet e nënës

Bota e Yjeve

Angelina zbulon se u bë aktore për të paguar borxhet e nënës

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 08:03
Angelina Jolie

Angelina Jolie është pa dyshim njëra ndër aktoret më të mëdha që ka parë bota.

Ajo ka luajtur në qindra filma të suksesshëm dhe projekte të ndryshme teatrale, ndërsa është njëherësh edhe fituese e çmimit “Oscar”.

Angelina ka treguar se kësaj rruge fillimisht i është futur me shpresën për të siguruar të ardhura më të mira.

Jolie duket se nuk ka pasur qëllim që të bëhet aktore, por kësaj rruge i ka hyrë për të paguar “faturat dhe borxhet” e nënës së saj, Marcheline Bertrand.

 “E bëra për të ndihmuar nënën e ndjerë, për të paguar tajtimin dhe faturat e shtëpisë”, është shprehur Angelina në intervistën e saj më të fundit.

Angelina për vite me radhë e ka zhvilluar karrierën në partneritet me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Brad Pitt, me të cilin i dha fund martesës vitin që shkoi.

 
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat