Aktori turk shfaqet për herë të parë me bashkëshorten, çifti në pritje të ëmbël

Bota e Yjeve

Aktori turk shfaqet për herë të parë me bashkëshorten, çifti në pritje të ëmbël

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:16
Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz, së shpejti do të bëhet baba. Aktori dhe bashkëshortja e tij, modelja Feyza Aktan do të behën prindër për herë të parë.

Ndonëse lajmi se partnerja e aktorit 43 vjeçar është në pritje të ëmbël doli pak javë më parë, dyshja nuk kanë preferuar të flasin për ketë pjesë. Ndërsa mbrëmjen e djeshme ata janë fotografuar dorë për dorë në terminalin e aeroportit të Stambollit.

Burime pranë çiftit kanë thënë se Feyza është në muajin e 5-të të shtatzënisë, ndërsa ende nuk është mësuar gjinia e foshnjës. Kujtojmë se aktori dhe këngëtari Ozcan Deniz, është i njohur edhe për publikun shqiptar, me interpretimin e  tij në rolin e Kahraman, në serialin “Një pjesë e imja”.

Kujtojmë gjithashtu se 43vjeçari  ka qenë në një histori dashurie disa vjeçare, me aktoren Fahriye Evcen, e cila prej gati një viti është e martuar me aktorin simpatik Burak Ozçivit, I cili gjithashtu është shumë I njohur për publikun shqiptar.

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat