Lëvizja e fuqishme: “Më detyroi të bëj skena nudo”

Bota e Yjeve

Lëvizja e fuqishme: “Më detyroi të bëj skena nudo”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:23
Salma Hayek

Shqipëria është në mesin e halleve të saj, por në botën perëndimore po zien një lëvizje, e cila ndoshta do të nisë edhe në Shqipëri një ditë.

Bëhet fjalë për ‘kryengritjen’ e femrave të abuzuara seksualisht.

Lëvizja ‘#MeToo’ mbetet kryeargmenti i mediave të huaja, ndërsa ‘feminizmi’ është shpallur fjala e vitit.

Gjithçka duket se mori forcën e një uragani pas akuzave ndaj producentit të fuqishëm të Hollivudit, Harvey Weinstein.

Akuzat ndaj tij nga aktoret nuk ndalen.

Së fundmi është aktorja e njohur, Salma Hayek, e cila thotë se Weinstein i ka bërë kërkesa seksuale.

Kur ajo refuzoi, ai kërcënoi se do të vriste.

51-vjeçarja thotë se ai e ka ngacmuar për një dekadë.

“Për vite me radhë, ai ishte monstra ime,” shkruan aktorja për Ny Times.

Refuzimi e tërboi, thotë aktorja.

Ajo pranoi që të luante një skenë lesbike nudo në filmin “Frida” pasi ai e kërcënoi se do ia hiqte rolin.

Hayek tha se pati një krizë nervore.

“Nuk e kisha pasi do dilja nudo me një grua tjetër. E kisha sepse duhej të dilja nudo për Harvey Weinstein”.

Weinstein ka reaguar duke thënë se nuk mban mend që t’i ketë bërë presion aktores për të bërë skenën seksuale.

Ai thotë se as nuk ishte aty kur u bënë xhirimet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat