Shtyn martesën

Bota e Yjeve

Shtyn martesën

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:39
Vicky Pattison

Vicky Pattison ka shtyrë ceremoninë e kurorëzimit me të fejuarin John Noble për dyt vjet, pasi ajo nuk është ende e gatshme të bëhet grua.

Ylli 30-vjeçar i realitetit ishte fejuar me të dashurin e saj në korrik të vitit të kaluar dhe kishte në plan të shpenzojë 175,000 funta për ceremoninë e dasmës këtë verë.

Ish-personaliteti i Geordi Shore tha për revistën OK! Se ajo dhe John nuk kanë mjaft kohë të planifikojnë dasmën e tyre perfektë dhe kanë vendosur ta shtyjnë për një vit ose dy.

Vicky po ashtu pranoi se pas zhvendosjes me John në Newcastle ata ishin të zënë me rregullimin e shtëpisë së ëndrrave, e cila u mori kohë.  “Nuk dua të ngutem dhe të jem e sinqertë nuk mendoj se jam e gatshme të bëhem grua ende. Më pëlqen të jem e fejuar. Sapo kam 30-vjeç”, ka thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat