Blac Chyna e ka uruar ish të fejuarin e saj Rob Kardashian me rastin e ditëlindjes së tij.
29-vjeçarja shfrytëzoi Instagramin të shtunën pasdite për të ndarë një foto me 31-vjeçarin dhe vajzën e tyre njëvjeçare, Dream.
“Urime ditëlindjen Rob, nga Dream dhe Chy”, shkroi Chyna nën foto.
Vitin e kaluar, ndarja e Chyna dhe Rob u bë e madhe pasi Rob postoi në rrjetet sociale, foto intime dhe personale të ish të fejuarës.