“Burri im muskuloz vdes për tulet e mia” - Bota Sot
“Burri im muskuloz vdes për tulet e mia”

Bota e Yjeve

E shtunë, 21 prill 2018

“Burri im muskuloz vdes për tulet e mia”

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:14
Jenna Kutcher me burrin

Një grua e shëndetshme është tallur shumë në internet për faktin se qëndron në krah të një burri muskuloz, por Jenna Kutcher nuk do t’ia dijë.

Me profesion fotografe dasmash, amerikania thotë se në Instagramin e saj ka shumë persona që i thonë se si ka mundësi që ka gjetur një burrë aq të pashëm.

Për “Yahoo Lifestyle”, Jenna shprehet se mesazhe të tilla i kanë ulur vetëbesimin fillimisht, por tashmë po i lufton me sukses.

“Ky burrë dëshiron çdo kile timen dhe këtë ka bërë këto 10 vitet e fundit. Ai më kujton gjithmonë që jam e bukur (edhe kur nuk lahem). Kam krahë të mëdhenj dhe kofshë të trasha, por ai vdes për tulet e mia dhe i përballon ato me sukses”, shkruan fotografja në një nga fotot e postuara në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test