Serena Grandi, ikona seksi e kinemasë italiane mbush 60 vjeç

Bota e Yjeve

Serena Grandi, ikona seksi e kinemasë italiane mbush 60 vjeç

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:53
Serena Grandi

Serena Grandi ka qenë një nga femrat më seksi të kinemasë dhe ekranit në Itali në vitet 80-90, e prezantuar nga regjisori i famshëm Tinto Brass, në filmin Miranda.

Ajo ka qenë një nga femrat më seksi të kinemasë dhe ekranit italian në vitet ‘80-’90, e prezantuar nga regjisori i famshëm Tinto Brass, në filmin “Miranda”.

Me fizikun e saj shumë tërheqës për kohën, Grandi ishte modeli i femrës joshëse dhe provokuese, që kalonte jetën e saj mes dashurive dhe tradhtive.

Sot mediat italianë e kujtojnë në 60-vjetorin e saj lindjes, sigurisht larg shkëlqimit të dikurshëm, e dorëzuar përpara moshës.

Mediat italiane shkruajnë se filmat e saj ishin më të famshmit për kohën, ndërsa shumë regjisorë e kishin ëndërr të punonin me të. Filma “Rimini Rimini”, “Zonja e natës”, ‘Teresa’, e të tjerë ishin filmat kult të atyre viteve.

Pas pjesëmarrjes në disa programe televizive në vitin 1998 u rikthye në kinema, sërish me Tinto Brass në filmin ‘Monella’, e më pas me “Radiofreccia”. Ndërkohë në vitin 2003 u arrestua për çështje droge, por u lirua përpara nisjes së procesit gjyqësor.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat