Kim Kardashian super seksi!

Bota e Yjeve

Kim Kardashian super seksi!

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:56
Kim Kardashian

Kim Kardashian West u ka thënë fansave “mirëmëngjesi” në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëna e tre fëmijëve që njihet për format e saj trupore ka postuar një video ku shihet duke pedaluar mbi tabelën e sërfimit.

37 vjeçarja Kardashian ka postuar vazhdimisht fotografi dhe video nga pushimet e saj në plazh në rrjetet sociale.

Edhe motra e saj, Kourtney Kardashian ka postuar fotografi dhe video nga plazhi pasi është kthyer në Los Angeles nga pushimet me të dashurin, Younes Bendjima.

Javën e kaluar, familja kishte festuar bashkë Festën e Pashkëve në shtëpinë e Kylie Jenner, ku ishin të pranishëm të gjithë fëmijët e motrave të njohura Kardashian.

Në ndërkohë, së shpejti në jetë do të vijë edhe një Kardashian i vogël, pasi 33 vjeçarja, Khloe është në pritje që të bëhet nënë e një vajze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat