Christina Milian ndodhet në Kaliforni për festivalin muzikor Coachella dhe ka gjetur mënyrën për të tërhequr vëmendjen.
Këngëtarja 36-vjeçare ka postuar foto në Instagram me bikini të zi, duke treguar format perfekte trupore.
Milian shihet e mbështetur në murin e hotelit të saj dhe me kapele të zezë në kokë.
Christina Milian ka 4.2 milionë ndjekës në Instagram që me siguri e kanë mirëpritur këtë foto.