Veshja e Melanie Trump: Psikologia zbulon atë që po përpiqet ta tregojë Zonja e Parë - Bota Sot
Veshja e Melanie Trump: Psikologia zbulon atë që po përpiqet ta tregojë Zonja e Parë

Bota e Yjeve

E hënë, 28 maj 2018

Veshja e Melanie Trump: Psikologia zbulon atë që po përpiqet ta tregojë Zonja e Parë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:40
Trump dhe Melania Trump

Melanie Trump mund të quhet gruaja me pak fjalë, por duket se Zonja e Parë flet shumë përmes veshjes së saj.

Me kundërshtime ndaj fjalimeve në publik, ka qenë gjithnjë e vështirë që të kuptohet saktë personaliteti i saj.

Psikologia e modës Dawnn Karen beson se Melanie flet shumë përmes stilit të saj.

“Ajo mund të duket e vështirë për t’u lexuar, sepse nuk është e aq e zhurmshme sa ish Zonja e Parë, por ajo flet shumë edhe pa e hapur gojën”, tha Karen.

Me pallton në shpatulla, psikolgia thekson se Melanie thjesht tregon se ajo është e mbrojtur.

Në lidhje me veshjen e dorashkave, Karen thotë se mesazhi që përcell Melanie është se po krijon një barrierë.

Veshja që ngjalli debat ishte taket me xhaketën sportive, por Karen e arsyeton Zonjën e Parë, pasi thekson se taket japin vetëbesim.

Një tjetër veshje karakteristike e saj janë ato me mëngë të mëdha, që sipas psikologes përcellin mesazhin “shiko me sy, por nuk është për ty”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test