Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ishte e ftuar për të performuar mbrëmë në ceremoninë e “Billboard Music Awards”.
Por, para se të ngjitej në skenë, ylli nga Kosova ka mahnitur me paraqitjen e saj në tepihun e kuq në MGM Grand Garden Arena të Las Vegas, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
E veshur me një fustan elegant ngjyrë vjollce, 22-vjeçarja ka ekspozuar format joshëse, duke fituar vëmendjen e të gjithëve./BS