Moderatorja simpatike, Luana Vjollca prej tre ditësh ka nisur pushimet. Vetë ajo ka treguar nëpërmjet postimeve në “Instagram” se po largohet nga Shqipëria për disa ditë relaksi.
Edhe pse ka ndarë foto të ndryshme në rrjetin e saj social, moderatorja nuk e ka treguar se ku ndodhet apo kush po e shoqëron atë në këto pushime.
Megjithatë nuk është dashur shumë punë për ta kuptuar se Luana ka vendosur të pushoj me familjen e saj, kjo shikohet nga postimet që ka bërë edhe këngëtari, Getaor Selimi, të cilat janë të njëjtat peizazhe që ka shpërndarë edhe moderatorja. Duket se Luana ka preferuar t’i kaloj këto pushime me motrën dhe kunatin e saj.
Luana dhe Getoari kanë treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie mjaft të veçantë ndërmjet tyre, moderatorja thuajse të gjitha pushimet i kalon në shoqëri të motrës, Marinës dhe këngëtarit nga Kosova.