Starleta gjermane Paris Herms, e ashtuquajtura “Barbie e vërtetë gjermane”, kohët e fundit ka kryer operacionin e tretë të rritjes së gjinjve.
Madhësia e gjinjve të saj tash është 80L, dhe secili prej gjinjve të saj peshon dy kilogramë, gjë që e bën Paris pronar krenar me gjinjtë më të mëdha në Gjermani.
Paris (27) ka kryer një numër operacionesh estetike që nga mosha 17-vjeçare. Ajo rriti buzët e saj dhe deri më tani ka shpenzuar rreth 53.000 dollarë për t’u dukur si një kukull e vërtetë.
“Kam ëndërruar gjatë që secili gji i imi të peshojë dy kilogramë. Kur u zgjova nga anestezi, isha e lumtur, pasi më në fund e realizova dëshirën time," tha Herms.
Paris thotë se është "shumë mirë" të ketë gjinjtë më të mëdhenj në Gjermani.
"I dua gjinjtë e mëdhenj pasi tregojnë anën femërore. Ndihem shkëlqyeshëm në trupin tim, në krahasim me më parë," tha ylli i rrjeteve sociale.
Operacionet i pagoi me paratë që gjyshja e saj Doris Lemke ia kishte dhuruar për ditëlindje dhe festa.