Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ka treguar se prej disa kohësh i është nënshtruar një regjimi strikt ushqimor dhe stërvitje intensive për t’u rikthyer në formën e mëparshme fizike.
E mesa duket Anxhela është duke e arritur qëllimin e saj dhe ka humbur shumë kilogramë.
Një ditë më parë, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet e veshur me rroba banje ku fiziku i saj është tërësisht i transformuar dhe me shumë kilogramë më pak.