Lola Luma: Në Shqipëri realizova fotosesionin më të nxehtë

Bota e Yjeve

Lola Luma: Në Shqipëri realizova fotosesionin më të nxehtë

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 17:19

Ajo është një nga emrat që vazhdon të sfilojë për kompani të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, duke mos dashur të jetë shumë e pranishme me skandale nëpër media. Një personi të qetë si Lola Luma sigurisht që suksesi nuk i mungon. E lidhur prej një kohe në fejesë me djalin e një diplomati shqiptar, Luma vazhdon karrierën e saj si modele dhe aktore atje. Këtë verë ishte edhe në Shqipëri për vizitë, ku realizoi një fotosesion të nxehtë, i cili vazhdon të komentohet ende. ‘’Këtë verë kur isha në Shqipëri kam realizuar fotosesionin më të mirë për momentin, album ky që më ka gjetur më të zhveshur se kurrë. Tani po punoj si modele për Terani Couture, në New York. Muajin që vjen, jam e ftuar nga Albanian-American Society Foundation për festimin e100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që do të zhvillohet në City Hall (Bashki) të New Yorkut’’, thekson Lola e pasionuar pas vizitës në Shqipëri, duke na dhuruar kështu imazhe të nxehta me linja perfekte të trupit.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat