Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i tillë shfaqet në Ballkan

Bota

Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i tillë shfaqet në Ballkan

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 06:28
Monoliti misterioz

Një strukturë misterioze metalike u shfaq pak ditë më parë në shkretëtirë në Utah. Askush nuk dinte asgjë për të dhe as si përfundoi atje. Monoliti dukej sikur dilte nga toka dhe ishte i lartë midis 3-4 metra. Nuk dukej sikur kishte rënë rastësisht në tokë, por dukej sikur ishte mbjellë.

Pak ditë më vonë, monoliti në shkretëtirën e Utah u zhduk në mënyrë po aq të mistershme. Ndërsa mediat bëjnë me dije se një strukturë e ngjashme dhe e pashpjegueshme është shfaqur në Rumani.

Monoliti rumun, i cili është rreth 4 metra i lartë, u vu re për herë të parë në Batch Doamnei Hill në Piatra Neamt të enjten, më 26 nëntor.

Zyrtarja e Kulturës dhe Trashëgimisë Neamt, Rocsana Josanu tha:

“Ne kemi filluar të hetojmë pamjen e çuditshme të monolitit. Është në pronë private, por ende nuk e dimë kush është pronari i monolitit. Është në një zonë të mbrojtur, në një vend arkeologjik. Para se dikush të instalojë diçka atje, do të kishte nevojë për leje nga institucioni ynë, që më pas duhet të miratohet nga Ministria e Kulturës.”

Struktura misterioze, e vendosur vetëm disa metra larg monumentit më të vjetër historik të qytetit, Kalasë Petrodava Dacian ndodhet përballë me malin Ceahlau, ose Malin e Shenjtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat