Tentoi të hidhet nga ura për të kalur nivelin e lojës në ‘Tik Tok’, shokët i shpëtojnë jetën

Bota

Tentoi të hidhet nga ura për të kalur nivelin e lojës në ‘Tik Tok’, shokët i shpëtojnë jetën

Më: 6 mars 2021 Në ora: 00:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup nxënësish, kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një vajze 17-vjeçare, e cila po tentonte të hidhej nga një urë në Krasnodarsk të Rusisë.

Paraprakisht dyshohet se plani për vetëvrasje, është nisur si pjesë e një loje në “Tik Tok”, ku nuk janë të paktat raste që të rinj në të gjithë botën, kanë marrë vendime nga më ekstremet.

Në videon që është publikuar nga mediat e huaja, shihet se si vajza ngjitet në urë dhe tenton të hidhet. Por në atë moment, njëri prej nxënësve e kap fort nga këmba, e të tjerët i vijnë në ndihmë.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së tyre e reja është ende gjallë, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku po merr trajtim spitalor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat