​Iraku konfirmon vdekjen e parë të shkaktuar nga kërpudhat e zeza

Bota

​Iraku konfirmon vdekjen e parë të shkaktuar nga kërpudhat e zeza

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Iraku ka konfirmuar vdekjen e parë të shkaktuar nga një infeksion potencialisht vdekjeprurës i njohur si "kërpudhat e zeza", i cili ka vrarë më shumë se 200 njerëz në Indi.

Drejtori i Institutit Shëndetësor në provincën jugore Irakiane, Zikar Saddam al-Tawil, tha se një nga njerëzit e vdekur u diagnostikua me mukormikozë, një infeksion i rrallë, i njohur si "kërpudhat e zeza".

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ky lloj infeksioni mund të jetë fatal për pacientët që sapo janë rikuperuar nga një koronavirusi, pasi ka pasojat më të rënda te njerëzit me imunitet të dobësuar.

Në Indi, më shumë se 10.000 raste të infeksionit me "kërpudha të zeza" janë konfirmuar javët e fundit dhe më shumë se 200 pacientë kanë vdekur.

Sëmundja shkaktohet nga myku që gjendet në një mjedis të lagësht si toka ose plehrat dhe mund të sulmojë traktin respirator. Nuk është ngjitëse dhe nuk përhapet nga personi në person.

Një hetim ka filluar gjithashtu në Indi me dyshimin se rastet e mukormikozës në provincën e Kerala ishin shkaktuar nga oksigjeni i kontaminuar, i cili u përdor për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat