Deri në fund të këtij viti Zelanda e Re nuk do të rihapë kufijtë e saj

Bota

Deri në fund të këtij viti Zelanda e Re nuk do të rihapë kufijtë e saj

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Kufijtë e Zelandës së Re do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të vitit në një përpjekje për të mbajtur jashtë Covid-19.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se qeveria synon t’i përmbahet këshillave të ekspertëve dhe të mbajë një strategji eliminimi, shkruajnë mediat e huaja.

Vendi ka qenë një nga më të suksesshmit në botë në kontrollin e shpërthimit të pandemisë, pasi ka regjistruar vetëm 26 vdekje në mesin e popullatës prej gati pesë milionë që kur filloi pandemia.

Kjo është arritur pjesërisht duke mbyllur kufijtë për këdo që nuk është banor i këtij vendi.

Ardern tha se kufijtë nuk do të rihapen derisa të ketë përfunduar vaksinimi në fund të këtij viti.

Kryeministri ka thënë se vendi do të fillonte të linte udhëtarët në një bazë të menaxhuar me kujdes që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat