Franca nënshkruan kontratë me Irakun në vlerë 27 miliardë dollarë

Bota

Franca nënshkruan kontratë me Irakun në vlerë 27 miliardë dollarë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:00
Franca nënshkruan kontratë me Irakun në vlerë 27 miliardë dollarë

Kompania e Francës Total ka nënshkruar një kontratë për gasin, naftën dhe energjinë solare në Irak në vlerë marramendëse prej 27 miliardë dollar, raporton AFP.

Këtë njoftim e ka kumtuar të dielën edhe ministri për naftë i Irakut, Ihsan Ismail.

Kontratën marramendëse për nga vlera, që ka për qëllim që ta zvogëlojë varësinë e këtij vendi nga eksporti i naftës, e kanë nënshkruar në Bagdad, ministri irakian i naftës dhe shefi i TOTAL-it, Patrik Pujan.

Kompania franceze, sipas kontratës, duhet të realizojë katër projekte gjigande nga lëmi I energjetikës , ka thënë ministri  irakian, transmeton Reuters.

Kompania franceze do të fillojë me investimet fillimisht me 10 miliardë dollarë, ka thënë në ceremoninë e nënshkrimit Pujan, duke shtuar se punët do të fillojnë “menjëherë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat