Cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë?

Bota

Cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë?

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, publikoi revista britanike ‘’The Economist’’.

Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë.

Më pas vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku.

I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjemane në listë.

Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të.

Problemet me furnizimin dhe masat anti-covid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete  në botë, thuhet në analizën e ‘’The Economist’’.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat