Shtatë palestinezë humbën jetën pas një përplasjeje mes një kamioni dhe minibusi

Bota

Shtatë palestinezë humbën jetën pas një përplasjeje mes një kamioni dhe minibusi

Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Të paktën shtatë palestinezë humbën jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë pas një përplasjeje mes një kamioni dhe minibusi në Bregun Perëndimor.

Sipas BBC, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen që ndodhi të enjten pasdite.

Të dy automjetet i përkisnin palestinezëve, thonë mjekët izraelitë.

Të paktën dy persona mbetën të bllokuar brenda furgonit derisa po vazhdonin përpjekjet e shpëtimit.

Helikopterë mjekësorë dhe ushtarakë u dërguan për të bërë evakuimin e viktimave.

“Kur mbërrita në vendngjarje pashë shumë bujë, disa nga pasagjerët e minibusit ishin të shtrirë në rrugë pa shenja jete, në vendngjarje po punon zjarrfikësit për të shpëtuar të lënduarit e tjerë të bllokuar brenda automjetit”, tha Mila Liani, nga shërbimi vullnetar i reagimit emergjent, Zaka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat