Kishte pasuri 7 miliardë, oligarku rus: Nuk di si të jetoj tani me 30 mijë funta në vit

Bota

Kishte pasuri 7 miliardë, oligarku rus: Nuk di si të jetoj tani me 30 mijë funta në vit

Nga: P.R Më: 19 mars 2022 Në ora: 10:01
Mikhail Fridman në Moskë në vitin 2019. Foto ilustrim: 731; Fotografi: Pavel Golovkin/Pool/AFP/Getty Images

Mikhail Fridman, i cili ka një pasuri neto prej 7.5 miliardë funta, i është dashur të jetojë me një kompensim mujor prej 2,500 funta, pasi u godit nga sanksionet të cilat ai i përshkruan si “të pabaza dhe të padrejta”.

Oligarku rus ka pohuar se nuk di si të jetojë me 2500 funta në muaj pasi u godit nga sanksionet kundër luftës Rusi-Ukrainë.

Mikhail Fridman, i cili kishte një pasuri neto prej 7.5 miliardë funtesh, u sanksionua nga Bashkimi Evropian më 28 shkurt dhe nga Britania e Madhe më 15 mars.

Pasuria e miliarderit ra me 3 miliardë dollarë dhe atij iu kërkua të jetonte me 30,000 funta në vit, që mund të duket si një jetë e rehatshme për një person mesatar - por ai pretendon se ishte e pamundur të jetonte.

Image
Mikhail Fridman tha se nuk dinte të jetonte me 2500 £ në muaj

“Unë nuk di si të jetoj. Nuk e di. Unë me të vërtetë nuk e di”, tha ai për Bloomberg, përcjellë “Bota sot”.

Miliarderi gjithashtu i cilësoi sanksionet “të pabaza dhe të padrejta” dhe deklaroi se do t'i kundërshtonte ato, raportoi Reuters.

Fridman, një bashkëthemelues i firmës së investimeve londineze LetterOne dhe ish-anëtar i bordit të kompanisë bankare ruse Alfa-Bank, pretendon se karta e tij bankare në Mbretërinë e Bashkuar ishte ngrirë për shkak të sanksioneve.

Ai duhet të aplikojë për një licencë për të shpenzuar para përpara se qeveria britanike të vendosë se sa e arsyeshme është kërkesa, shkruan Daily Star, përcjellë “Bota sot”.

Si pasojë e sanksioneve, ai dha dorëheqjen nga bordi i Alfa-Bank një ditë pasi BE e sanksionoi.

Image
Bashkëthemeluesi i Alfa-Group dha dorëheqjen nga posti i tij një ditë pas vendosjes së sanksioneve

Por, megjithëse nuk pajtohet me sanksionet që i vendosen, ai pranon se problemet e tij nuk janë asgjë në krahasim me ato të luftës në Ukrainë.

“Problemet e mia janë vërtet asgjë në krahasim me problemet e tyre”, u shpreh ai.

Lajmi vjen pasi Fridman paralajmëroi se sanksionet nuk do të bënin asgjë për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Duke folur për Bloomberg, Fridman tha: “Nëse njerëzit që janë në krye në BE besojnë se për shkak të sanksioneve, unë mund t'i afrohem zotit Putin dhe t'i them atij të ndalojë luftën dhe do të funksionojë, atëherë kam frikë se ne jemi të gjithë në telashe të mëdha”.

“Kjo do të thotë se ata që po marrin këtë vendim nuk kuptojnë asgjë se si funksionon Rusia. Dhe kjo është e rrezikshme për të ardhmen”.

Fridman ka thënë gjithashtu se fuqitë perëndimore nuk e kuptojnë se ndikimi i figurave të fuqishme rreth Putinit nuk do të funksionojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat